Masat parandaluese të Covid-19 revoltojnë qytetarët europianë, nisin protestat në Gjermani, Francë dhe Zvicër

Në Europë po protestohet për masat që janë vendosur për të parandaluar Covid-19. Mësohet se në Rumani, që prej një javë, vijojnë protestat, duke mos pranuar vendimin që qeveria e tyre ka marrë javën që kaloi.
Protesta janë raportuar edhe në Zvicër, në San Gallos. Mësohet se protestuesit kanë sulmuar policinë, që ka tentuar që të shpërndajë grupe të rinjsh të mbledhur në një nga qendrat e qytetit. Sipas mediave lokale, protesta është ashpërsuar kur të rinjtë nisën të godisnin Molotov, teksa kundërpërgjigjja e policisë ka qenë gazi lotsjellës dhe të shtëna me plumba gome.
Ndërkohë që protestë po bëhet edhe në Gjermani. Mësohet se mijëra njerëz janë parë në Stuttgart duke bërë thirrje që janë kundër kufizimeve të vendoura nga qeveria.
Ndërkohë, ajo që ishte vënë re ishte se pak prej protestuesve kishin veshur maska. Ata marshuan nga qendra e qytetit në një shesh kryesor në Stuttgart verilindore. Policia në qytetin jugperëndimor tha se protestuesit injoruan kërkesat për të vendosur maska dhe për t’iu përmbajtur rregullave të distancës sociale, megjithëse nuk kishte raportime për incidente të mëdha.
Ndërsa në Francë ka shpërthyer revolta e artistëve të spektaklit. Protesta pa dallimr gjinore janë zhvilluar përpara Ministrisë së Kulturës në Paris, kundër mbylljes së kinemave dhe teatrove.


