Goditën me mjet prerës 32-vjeçarin, në kërkim babë e bir në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur kërkimin e një 49 dhe një 22-vjeçari, babë e bir, pasi në bashkëpunim kanë goditur me mjete prerëse një 32-vjeçar. Policia bën me dije se ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


