Cikloni në Indonezi vret 76 persona, 40 të humbur, mijëra të prekur nga përmbytjet

Indonezia është prekur nga një ciklon shkatërrues, duke marrë 77 jetë njerëzisht. Mësohet se 55 persona humbën jetën në provincën lindore Nusa Tenggara, ndërsa 40 janë shpallur të humbur. Mediat shkruajnë se të paktën 400 banorë janë evakuuar, dhe mijëra të tjerë janë prekur nga përmbytja fatale.
Në zonën e Timor-it Lindor, 21 banorë humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe pemëve që u rrëzuan. Në Lembata, ku të paktën 20 persona janë mbytur, autoritetet druhen se trupat e njerëzve të pajetë mund të kenë përfunduar në det.

Sipas mediave, stuhia solli përmbytje, rrëshqitje dheu dhe erëra të forta gjatë fundjavës. Disa ura u shembën, dhe pemët që u rrëzuan bllokuan disa rrugë në Indonezi, ndërsa të paktën një anije është mbytur për shkak të dallgëve të mëdha të shkaktuara nga cikloni.


