Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohen dy 19-vjeçarët në Tiranë, në kërkim një tjetër

Aktualitet

Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 të rinj, ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi në bashkëpunim kanë goditur me sende shtetasin B.K. Sipas policisë, i riu është jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim, blutë lajmërojnë se shtetasit E.M dhe J.Gj u arrestuan në flagrancë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi  në bulevardin "Migjeni" në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K”, njofton policia

ME TE LEXUARAT