Marrëveshja me Izraelin, Hamasi liron 11 pengje, takohen pas 52 dtiësh me familjarët
11 pengje izraelite që u liruan të hënën kanë mbërritur në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Shurasky, institucioni më i madh i kujdesit akut në Izrael, tha ministria e shëndetësisë e Izraelit.
Bëhet fjalë për 9 fëmijë dhe dy gra. Familjet e pengjeve janë duke pritur në spital për t’u ribashkuar pas 52 ditësh, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë. Ekipet mjekësore dhe profesionistë të tjerë në spital do të jenë aty për të ofruar çdo kujdes mjekësor ose psikologjik, tha ministria.
“Ne duam t’ju kujtojmë se këto janë kohë të vështira për pengjet e liruar dhe familjet e tyre dhe ne duam të mbrojmë privatësinë e tyre”, thuhet në deklaratë. “I gjithë sistemi shëndetësor është gati të mirëpresë këdo që do të kthehet në Izrael.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë Hamasi publikoi videon e dorëzimit të 4-të të pengjeve në Kryqin e Kuq në Gaza, siç ka bërë në tre rastet e tjera. Këtë herë në videon e postuar në rrjetet sociale nga brigada Al-Qassam, fillon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq që i afrohen një pike takimi në një rrugë të errët ku ndodhen automjetet e Hamasit për të dorëzuar 11 pengjet.
Luftëtarët e armatosur të Hamasit dalin nga automjetet e tyre dhe njëri prej tyre flet shkurtimisht me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.
הסרטון היומי של חמאס.
— Elior Levy • אליאור לוי (@eliorlevy) November 27, 2023
הפעם פחות מלודרמה של מחלקת הבימוי שלו pic.twitter.com/CoGfN3Tjsu
Një nga fëmijët u ndihmua të dilte nga automjetet e Hamasit nga luftëtarët dhe u vendos në një karrige me rrota dhe u dërgua në një automjet të Kryqit të Kuq në pritje.
Videot që pasuan tregojnë disa fëmijë që shoqërohen te zyrtarët e Kryqit të Kuq. Videoja përfundon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq duke u larguar në një rrugë të shkretë.