Tritoli në lokalin në Tiranë, sekuestrohen kamerat e sigurisë! Ambienti ishte marrë me qira
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me eksploziv në një lokal në Tiranë. Raportohet se biznesi ishte marrë me qira nga 40-vjeçari, Armand Xhaferraj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (28 nëntor) në rrugën “Sali Butka”. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.