Lufta në Ukrainë, “rebelët” ruse i bashkohen çetave partizane, kërkojnë largimin e Putin

Bota

Lufta në Ukrainë, “rebelët” ruse i bashkohen

Ngjarjet në fillim të kësaj jave në Belgorod, provincën ruse pranë kufirit me Ukrainën që u vu nën sulme, kanë sjellë në qendër të vëmendjes aktivitetet e rusëve të cilët flasin hapur për rrëzimin e presidentit Vladimir Putin.

Videot e një burri që pozonte sipër një automjeti të blinduar me ngjyrat e flamurit ukrainas në helmetën e tij janë bërë virale në rrjet.


Ai tha se zgjodhi të luftonte për Ukrainën dhe e solli luftën në vendin e tij, në rajonin e Belgorodit, i cili për muaj të tërë ishte bombarduar dhe sulmuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas mediave të huaja, burri i përket Trupave Vullnetare Ruse, një njësi ushtarake e krijuar nga nacionalistët e arratisur të ekstremit të djathtë të dëbuar nga Rusia. Në këtë grup pranohen vetëm shtetas rusë si anëtarë. Disa nga luftëtarët u bashkuan me forcat ukrainase në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë. Të tjerë u bashkuan pas fillimit të luftës në shkurt 2022.

 

 

ME TE LEXUARAT