Tensionet në veri të Kosovës, paralajmëron Vuçiç: Nuk do të rrimë duarkryq!
Në një takim të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe në Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës, shkruan REL.
Vuçiç deklaroi se: Nuk ka pasur krizë më të rëndë apo më të madhe në Kosovë. Menjëherë pas këtij takimi do të mbledhim Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të biseduar lidhur me incidentet në Zveçan dhe atë që pritet të ndodhë më pas.
Sipas tij, Serbia është nën presion nga të gjitha anët. Presidenti serb theksoi se: Na kanë vënë me shpatulla pas murit, nuk kemi ku të shkojmë veçse të mbrojmë vendin dhe popullin tonë. Ne do të kërkojmë paqe, por ju them se Serbia nuk do të rrijë duarkryq në këtë situatë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kujtojmë që ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Shkak u bë hyrja në objektet komunale të 3 kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit.