Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, SHBA: Po punojmë pa u lodhur për ti dhënë fund konfliktit

Prej një jave, Izraeli dhe Palestina janë përfshirë në luftë, pas bombardimit të izraelitëve në xhaminë në Jerusalem. Prej një jave, janë vrarë 188 vendas, ndërsa izraelitët vetëm 10 viktima. Për këtë situatë, ka reaguar sërish SHBA. Ka qenë Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB e cila tha se SHBA po punon pa u lodhur përmes kanaleve diplomatike për të ndalur dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti.
“Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” mësohet të ketë thënë ajo. Gjithashtu, ambasadorja amerikane shpreh shqetësim për dhunën midis arabëve dhe hebrenjve në bashkësitë e përziera brenda Izraelit.

Një temë që ajo preku ishte dhe sulmi ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët, klinikat mjekësore dhe objektet e OKB. Më tej ajo ka bërë thirrje Hamasit të ndalojë menjëherë sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit dhe thotë se ai kundërshton dëbimet e afërta të Palestinezëve në Jeruzalemin Lindor si dhe ndërtimin e vendbanimeve dhe shkatërrimet e shtëpive nga ana e Izraelit.


