Italia heq karantinën për vendet anëtare të BE, ja vendimi që ka marrë për Shqipërinë

Bota

Italia heq karantinën për vendet anëtare të BE, ja vendimi

Italia ka nisur lehtësimin e masave anti-Covid, për shkak të hapjes së sezonit turistik. Mësohet se qeveria italiane ka hequr karantinën për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli, dhe këta shtetas duhet vetëm të paraqesin një tampon negative të 48- orëve të fundit.

Ndërkohë, asgjë nuk ka ndryshuar për Shqipërinë. Sipas qeverisë, shqiptarët që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.

Po i njëjti ritëm është zgjedhur edhe nga Spanja dhe Portugalia. Këta vende kanë nisur hapjen graduale të plazheve dhe pishinave, duke lejuar edhe turistë të huaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion