Pamjet e tmerrshme nga Gaza, sateliti tregon vendin e rrënuar, rritet numri i viktimave
Lajmifundit
/
17 Maj 2021, 08:09
Bota

Pamjet satelitore tregojnë edhe njëherë rrënimin e Gazës nga bombardimet Izraelite.

Në fotot tashmë të bëra virale, shihen shtëllunga të mëdha tymi e shtëpi të rrafshuara pas sulmeve ajrore nga Izraeli.
Sipas Izraelit, ndërtesat e shkatërruara i përkasin Hamasit, grupi militant që kontrollon Gazën.

Kujtojmë se prej ditësh, Hamasi dhe Izrael kanë pasur përplasje të përgjakshme. Vendasit numërojnë 188 viktima, përfshirë 55 fëmijë dhe 33 gra. Ndërsa Izrael vetëm 10 viktima.


