Aksident tragjik në Tiranë, humb kontrollin e makinës, vdes shoferi 33-vjeçar

Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, humb kontrollin e makinës, vdes

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në orët e para të ditës së sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën “sulejman Delvina”, ku për pasojë ka vdekur një 33-vjeçar. Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion