Lufta anti- Covid, kompanitë amerikane u ofrojnë 1 mijë dollarë punëtorëve në këmbim të vaksinimit

Bota

Lufta anti- Covid, kompanitë amerikane u ofrojnë 1 mijë

Në SHBA, kompanitë e mëdha private u kanë ofruar punëtorëve të tyre 1000 dollarë në këmbim të vaksinimit. Mediat shkruajnë se stafet e këtyre kompanive duhet të paraqiten në punë me certifikatën e vaksinimit dhe afati i fundit është në tetor.

Ndërkohë kujtojmë se “Google” dhe “Microsoft” e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për tërë stafin. E gjithë kjo vjen sepse varianti Delta ka pushtuar botën, duke rritur rrezikun. Për pasojë, rastet janë rritur ndjeshëm, gjithashtu edhe vdekjet.

Disa shtete kanë konfirmuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinimit, pasi pretendohet se vetëm 2 doza nuk janë të mjaftueshme për të luftuar “Deltën”.

ME TE LEXUARAT