I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik dr'oge, e pëson 34-vjeçari kosovar në Morinë

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik
Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, e ndaloi atë në hyrje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Gjykata e Wiesbadenit në Gjermani kishte caktuar ndaj 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”. Procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë kanë nisur.

Njoftimi:

Morinë, Kukës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

– Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Wiesbaden, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion