Libani lëshon 85 raketa drejt Izraelit

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit më 1 Tetor është ende në fazën e planifikimit.
Këtë e bëri të ditur një zyrtar izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, për “Washington Post”, pasi mbledhja e kabinetit izraelit të mbledhur mbrëmë (10 Tetor), përfundoi pa dritën jeshile për hakmarrje ndaj Republikës Islamike.
Zyrtari konfirmoi vonesën në vendimin e kabinetit të sigurisë, duke specifikuar se konsultimet janë të vazhdueshme mes Izraelit dhe administratës Biden.
Burimi saktësoi gjithashtu se kabineti i sigurisë mund të thirret me telefon për votim në çdo kohë.
Por sot pasdite, IDF tha se rreth 85 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit, disa prej të cilave u kapën, por nuk u raportuan dëme.
Edhe Hezbollah kishte lëshuar 65 raketa më herët drejt territoreve izraelite, teksa IDF në 24 orët e fundit ka shkaktuar mbi 20 të vdekur nga bombardimet në Bejrut, mes tyre edhe dy ushtarë libanezë.


