Kryeministri izraelit paralajmëron Palestinën: Do t’iu përgjigjemi me forcë

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë në ditën e 7 dhe sulmet vijojnë, duke u rritur ndeshëm numri i viktimave. Aktualisht, në Palestinë janë vrarë 148 persona, ndërsa në Izrael vetëm 10 të tillë. Për këtë situatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Palestinën se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën tre palestinezë këtë fundjavë, ndërsa militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt qytetit Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje iknin drejt strehimoreve.
Lidhur me këtë rast, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar. Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden, telefonoi Netanyahun si dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, për të shprehur shqetësimin që ka ai ndaj situatës aktuale midis të dyja palëve.


