Iu gjetën drogë dhe armë, arrestohen 3 të rinjtë në Tiranë

Aktualitet

Iu gjetën drogë dhe armë, arrestohen 3 të rinjtë

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se janë arrestuar tre të rinj, në vende të ndryshme. Shtetasve në fjalë u janë sekuestruar drogë dhe armë, pas një kontrolli fizik.

“F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion