Humbi kontrollin dhe plagosi 3 persona në stacionin e autobuzit, arrestohet shoferja në Tiranë

Aktualitet

Humbi kontrollin dhe plagosi 3 persona në stacionin e autobuzit, arrestohet

Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në pranga 49-vjeçaren, e cila një natë më parë, humbi kontrollin e makinës dhe plagosi tre persona.

“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion