Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, arrestohen dy persona

Aktualitet

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar dy persona, pasi u konstatuan se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion