Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani vendos mina të reja nënujore në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani vendos mina të reja nënujore

Marina iraniane thuhet se ka vendosur mina të reja nënujore në Ngushticën e Hormuzit këtë javë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse të tretë në rajon, raportojnë mediat e huaja.

Në lajm, ku citohet një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër i njohur me çështjen, thuhet se forcat amerikane e kanë zbuluar operacionin dhe po e ndjekin nga afër. Zyrtarët kanë thënë se e dinë numrin e saktë të minave të vendosura, por nuk kanë pranuar ta bëjnë publik shifrën.

Pas informimeve mbi zhvillimet e reja, presidenti Donald Trump urdhëroi Marinën amerikane përmes një postimi në Truth Social që të qëllojë çdo anije iraniane që kapet duke vendosur mina, “pa hezitim”.

Lëvizja e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit është ndërprerë rëndë që nga fillimi i luftës SHBA–Izrael kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa një bllokadë detare amerikane u shpall më 13 prill.

Rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë kalon çdo ditë përmes ngushticës, ndërsa pasiguria e shtuar ka rritur çmimet e naftës, si dhe kostot e transportit dhe sigurimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion