Kinezët pa maska ndjekin koncertin e parë pas pandemisë, i rikthehen jetës normale (Video)

Bota

Kinezët pa maska ndjekin koncertin e parë pas pandemisë, i

Në Wuhan, në epiqendrën e Covid-19, qytetarët kinezë nuk njohin limite. Së fundmi, pa maska dhe pa respektuar distancën, kanë ndjekur festivalin muzikor “Luleshtrydhe”. Duket se pas 1 viti e disa muaj torturë, ky vend ka fituar lirinë dhe nuk po respektojnë asnjë masë të Covid-19.

“Nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku jemi sot. Të gjithë ne kemi bërë përpjekje dhe kemi paguar një çmim të madh”, tha një ndër të pranishmit në festival.

Kujtojmë se Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion