“Distancohuni nga grupet e armatosura që vranë Pjerin Xhuvanin”, Balla thirrje PD: Pranoni zgjedhjet dhe ftesën e PS për bashkëpunim

Politikë

“Distancohuni nga grupet e armatosura që vranë Pjerin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje Partisë Demokratike, që të pranojë zgjedhjet e 25 prillit dhe ftesën e mazhorancës për të bashkëpunuar në Parlamentin e ri, që nis punën nga 9 shtatori.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla kërkoi një hetim të plotë e të detajuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa tha se PD duhet të distancohet nga grupet e armatosura, që sipas tij, u ngritën gjatë fushatës elektorale dhe mbanin logon e PD.

“PD krijoi grupe të armatosura, që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton të Elbasanit. Për mua vrasja e 21 prillit ka një detyrim për t’u zbardhur deri në detaje, jo vetëm tek atentatori, por tek urdhëruesit e atij akti të rëndë kriminale, që jo vetëm trazoi zemrat e qytetarëve të Elbasanit, por ndikoi në një proces të lirë e demokratik. Një parti politike, që përgjatë fushatës, organizon grupe të armatosura, hyn nën juridiksionin e ligjit dhe duhet hetuar në detaje. Prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët, por edhe ndaj atyre që urdhëruan grupe të tilla. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga kjo ngjarje, nga këto grupe të ngritura e të loguara me logon e PD, sepse PD e mëparshme nuk ka pasur asnjë lidhje me PD sot. Nëse i ka mbetur edhe sadopak ADN e PD e vitit 1990, duhet të pranojë sot rezultatin e zgjedhjeve, ftesën tonë të sinqertë për të punuar prej 9 shtatorit në Parlamentin e ri në funksion të një reforme të thellë politike në vend, që duhet të përfshijë dhe Parlamentin. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të ecim përpara në një proces shumë të rëndësishëm, që ende bën bashkë shumicën e shqiptarëve. 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë këndvështrim, dua që sot t’i shpreh këtij Parlamenti të kësaj legjislature mirënjohjen më të thellë për gjithë punën që kemi bërë bashkë për çuarjen e reformave për para, mbi të gjitha atë në drejtësi”, tha Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 25 prillit, duke thënë se Shqipëria fitoi falë qytetarëve të këtij vendi, që morën pjesë masivisht në zgjedhje.

“Shqipëria fitoi më 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të këtij vendi, që në mënyrë masive morën pjesë në zgjedhje dhe që me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e thyer. Thirrja ime sot, ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këto zgjedhje është që secili prej nesh ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve. Dua të theksoj atë që DASH tha për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA do të vazhdojë partneritetin me Ramën. Vlerësohet fushata e opozitës dhe detyrë e të gjithëve është që Parlamenti është legjitim dhe është detyra të lemë pas debatet e vjetra dhe të punojmë në funksion të një objektivi i përbashkët që është BE. Muajt në vijim janë të rëndësishme dhe lidhen me suksesin e mbajtjes së Konferencës s Parë në BE. Kemi shanset që në presidencën portugeze Shqipëria ta mbajë konferencën e Parë të BE. Ne duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësisë të Shqipërisë në BE. Ne duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve. Nuk tregon ndershmëri, sinqeritet, ku në natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve dhe të shpallësh fitoren, Basha, Kryemadhi, apo ne. Secili nga ne shpalli fitoren. Thanë që në kuti është vullneti i shqiptarëve. Kur procesi i numërimit filloi, u kthyen në avazin e vjetër që nuk pranojnë rezultatin. Duhet ta lexojnë me kujdes vullnetin e dhënë përmes votës.

Në legjislaturën e re duhet të vijojmë një punë më intensive për një reformë më të thellë zgjedhore. Këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit të administruar nga numërues politikë. Sa herë në këto katër vite që shkuam në Kuvend, nuk do të vazhdojmë me administrimin e procesit të numërimit nga komisionerë politikë. Marrëveshja e 5 qershorit, ishte kusht nga PD dhe LSI, e ne kemi plotësuar çdo tekë të tyre. Edhe pse LSI shkoi për skrap. Sot, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, si kryetari i shumicës parlamentare në këtë sallë, dua t’i them PD që rezultati është ai që doli nga kutia dhe të gjithë duhet ta lexojmë me vëmendje. Edhe ne nuk kishim në të gjithë territorin rezultatin që donim, por kemi marrë rezultatin minimal tonin. Në shumë pjesë të territorit kemi humbur mandat për pak vota. Mandati i 9 në Elbasan ndahet për 66 vota. Ne do të vlerësojmë mundësitë tona, nëse ekziston mundësia që brenda votave të pavlefshme të jetë numri i nevojshëm për të plotësuar këtë gjë. Pas shpalljes nga KQZ të rezultatit, partitë politike kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar. Të dalësh para shqiptarëve, përmes deklaratave të gazetarëve dhe të thuash nuk njoh zgjedhjet, është akt i pandershëm politik. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve u njoh në ditën e votimit dhe pas, vazhdoi e njëjta këngë që nuk i bën mirë Shqipërisë”, shtoi numri dy i PS.

ME TE LEXUARAT