Kina i përgjigjet Trumpit: Nuk do të pranojmë shantazhin e SHBA, do të luftojmë deri në fund

Kina thotë se do të "luftojë deri në fund" pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të godasë Pekinin me një tarifë shtesë prej 50%.
Ministria e Tregtisë e Pekinit akuzoi administratën Trump për shantazh dhe thotë se tarifat e tij janë "një praktikë tipike bullizmi e njëanshme".
Tarifat e reja mund t'i bëjnë disa kompani amerikane që sjellin mallra të caktuara nga Kina të përballen me një taksë prej 104%. Shumica e tregjeve aziatike u hapën më lart të martën, megjithëse Tajvani pati një rënie të mëtejshme prej 4%.
Tregjet më të mëdha të aksioneve të Evropës përfshirë FTSE 100 të Londrës u mbyllën të gjitha mbi 4%..Disa firma shtetërore kineze janë zotuar të mbështesin tregjet financiare ndërsa tensionet tregtare me SHBA-në përshkallëzohen. Rregullatori financiar i Kinës planifikon gjithashtu të rrisë përqindjen e fondeve të sigurimit që investojnë në tregun e aksioneve.
Analistët kanë thënë se Kina nuk ka gjasa të tërhiqet pasi nuk do të dëshirojë të "duket e dobët", edhe pse tarifat e propozuara mund të dëmtojnë sektorin e eksporteve kineze.


