‘Korbat dhe sorrat janë në Kryeministri’, i moshuari akuza Ramës në ditën e 56-të të revoltës: Na dhunoi në protestë!

Aktualitet

‘Korbat dhe sorrat janë në Kryeministri’, i moshuari akuza

Dita e 56-të e protestës në bulevard mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh që u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”.

Një i moshuar denoncoi kryeministrin Rama dhe Policinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës te Parlamenti.

“Fjalimin e kryeministrit e dëgjova, ai t’i përgjigjet një 78-vjeçarit që e plagosi atje, me goditje, me dhunë atje te protesta.

Por fjalimet e tij, do marrë patronazhistët e tij, i droguar, sa herë të na dhunojë aq herë do protestojmë. Protestojmë për pensionet, spitalet dhe për të gjitha padrejtësitë që po na bëhen”, tha ai mes të tjerash.

I moshuari i bëri thirrje kryeministrit që të largohej sa më parë. Teksa iu përgjigj për fyerjet dhe sharjet ndaj protestuesve. Ai tha se Rama është i lidhur me serbët dhe Vuçiçin.

“Korbat dhe sorrat janë ata në kryeministri, korbat e laraskat janë ata atje në kryeministri, janë laraska nëpër bodrume se kanë frikë nga qytetarët e vetë.

Ai është me Vuçiçin, është serb, kriminel, vetëm shqiptar nuk është ai. Të vret natën e të qan ditën, si ia bëri kolegut tuaj në Vlorë, nuk ishte aksidentalisht ajo”, u shpreh qytetari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion