Joe Biden "lë nam" i thotë të miturës: Ngjan si 19 vjeçare

Bota

Joe Biden "lë nam" i thotë të miturës: Ngjan si 19

Një koment aspak të goditur ka bërë presidentit i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden që ka sjellë reagimin e mijëra personave.

E gjitha ndodhi gjatë një fjalimi që Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri në bazën ushtarake të Langley-Eustis. 78 vjeçari Biden doli nga protokolli kur ju drejtua një vajze të mitur që ishte ulur pranë dhe po ndiqte ceremoninë.

“Më pëlqejnë shumë kapset e tua të flokëve. Shikojeni atë, duket si një 19 vjeçare që është ulur aty si një zonjë e vogël me këmbët e kryqëzuara”, u shpreh në mënyrë të çuditshme Biden.

Videoja e presidentit që thonte këto fjalë u shpërnda me shpejtësi në faqen “The Post Millennial”  dhe solli reagimin e shumë personave që u ndjenë të shqetësuar prej tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion