Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë që nga marrëveshja e armëpushimit

Bota

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë që nga

Izraeli ka sulmuar Jemenin për herë të parë që nga marrëveshja e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe grupit Houthi.

Irani ka reaguar për sulmin duke e cilësuar ‘krim lufte’. “Sulmi ndaj infrastrukturës ekonomike dhe objekteve publike të Jemenit, përfshirë portet e Hodeidah, Ras Issa dhe Al-Salif, nuk është vetëm një shkelje flagrante e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, por gjithashtu përbën qartë një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Sipas Al Jazeera, IDF kreu sulme ajrore kundër porteve të Hodeidah dhe Al-Salif në Jemen, në përgjigje të lëshimit të raketave nga rebelët Huthi drejt territorit izraelit, disa ditë pas armëpushimit që ky i fundit përfundoi me SHBA-në.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmet e së premtes kishin në shënjestër “infrastrukturën terroriste” dhe akuzoi rebelët Huthi se i përdorin dy portet për të “transportuar armë”.

Sulmet e së premtes ishin të parat që nga një marrëveshje armëpushimi midis SHBA-së dhe Houthit në fillim të këtij muaji, me Uashingtonin që u zotua të ndalonte sulmet e tij në Jemen dhe rebelët që ranë dakord të mos sulmonin korridoret e transportit detar në Detin e Kuq.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion