Izraeli bombardon qendrën kërkimore në kryeqytetin sirian, raportohet se është goditur dhe selia e inteligjencës ushtarake

Bota

Izraeli bombardon qendrën kërkimore në kryeqytetin sirian,

Ushtria izraelite ka bombarduar qendrën kryesore kërkimore në kryeqytetin sirian, Damask, pasi dyshohet se është përdorur nga Irani për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë.

Sipas raportimeve nga Reuters, Izraeli gjithashtu shënjestroi selinë doganore dhe inteligjencën ushtarake në një kompleks sigurie në kryeqytet, thanë burimet.

Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite mw herwt ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në Sirinë jugore.

Në një postim në X , Avichay Adraee lëshoi ​​paralajmërime për pesë zona. Kjo vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë e vendit të kapte zonën në kufirin e Izraelit me Sirinë.

Duke iu drejtuar qytetarëve sirianë, Adraee tha se “luftimet në zonën tuaj po detyrojnë IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) të ndërmarrin veprime dhe ne nuk kemi ndërmend t’ju dëmtojmë.”

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë deri në një njoftim tjetër”, tha ai.

ME TE LEXUARAT