“Fundi i sundimit të Assad në Siri është lajm i mirë”, kancelari gjerman thirrje për rivendosje të ligjit

Bota

“Fundi i sundimit të Assad në Siri është lajm i

Kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkruan rënien e regjimit të Asadit në Siri si “lajm të mirë”, por thekson se gjëja e rëndësishme tani është rivendosja e ligjit dhe rendit në vend, ndërkohë që kërkon zgjidhje të bazuara në rezolutën 2254 të Kombeve të Bashkuara.

“Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht popullin e tij, ka rënduar ndërgjegjen e tij me jetë të panumërta dhe ka shtyrë shumë njerëz të ikin nga Siria. Shumë prej tyre erdhën edhe në Gjermani. Populli sirian ka përjetuar vuajtje të tmerrshme.

Prandaj, fundi i sundimit të Asadit në Siri është një lajm i mirë”, thekson kancelari në njoftimin e tij, ndërsa nënvizon se “ajo që është tani e rëndësishme është rivendosja e shpejtë e ligjit dhe rendit në Siri” dhe se “të gjitha komunitetet fetare dhe të gjitha pakicat duhet të gëzojnë mbrojtje tani ashtu edhe në të ardhmen”.


“Zgjidhja politike e konfliktit në Siri duhet të bëhet në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e kancelarit gjerman.

“Ne do t’i gjykojmë sundimtarët e ardhshëm nëse i lejojnë të gjithë sirianët të jetojnë me dinjitet dhe vetëvendosje, nëse mbrojnë sovranitetin e Sirisë nga ndërhyrja keqdashëse e palëve të treta dhe nëse jetojnë në paqe me fqinjët e tyre”, tha kancelari gjerman.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion