Izrael shpëton, ulet nën 100 numri i të prekurve nga Covid-19

Bota

Izrael shpëton, ulet nën 100 numri i të prekurve nga Covid-19

Numri i pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus ka rënë nën 100 në Izrael, për herë të parë në rreth 10 muaj. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, të publikuara të hënën vonë, kanë treguar se 97 persona konsiderohen seriozisht të sëmurë dhe 63 janë në ventilatorë.

Herën e fundit kur kanë qenë më pak se 100 persona të sëmurë seriozisht me koronavirus në këtë shtet, ka qenë 7 korriku i vitit të kaluar. Numri më i madh, ndërkaq, është regjistruar më 17 janar, duke arritur në 1,192.

Izraeli ka realizuar fushatë të suksesshme të vaksinimit prej 19 dhjetorit, andaj edhe numri i personave të infektuar dhe i të sëmurëve ka rënë dukshëm për tre muaj. Të dhënat zyrtare kanë treguar se 51 raste të infektimit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Vetëm 0.2 për qind e gati 29,000 testeve kanë rezultuar pozitive. Shumica e kufizimeve për të ndalur përhapjen e koronavirusit janë hequr në këtë shtet./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion