Italia në alarm! Regjistrohen mbi 16 mijë raste të reja me Covid gjatë 24 orëve

Bota

Italia në alarm! Regjistrohen mbi 16 mijë raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 16.974 raste të reja me Covid-19 nga 319,633 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe  380 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë vendi numëron 115,937 viktima, ndërsa, numri i të shëruarve është 21,220.

Ndërsa, numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në spitale është 3,417, një ulje prej 73 njësishë në balancën mes hyrjeve dhe daljeve.Shkalla e pozitivitetit është 5.3%

ME TE LEXUARAT