Ishte kthyer në tmerrin e pasagjerëve të autobusit, arrestohet 54 vjeçari pas denoncimeve të shumta

Një 54 vjeçar me iniciale Q.N është arrestua nga karabinierët në Giulianova. Ai jeton në qytet për vite me radhë ndërsa është denoncuar për dhunë seksuale para dy vitesh për shkak të ngacmimeve të shumta në autobus përfshirë edhe të mitura.
Në atë kohë, ndaj tij u mor vendimi i paraqitjes në komisariat çdo ditë, në mënyrë që të parandalonte që ai të hipte në linjat e autobusëve.
Sidoqoftë, burri, pavarësisht nga vendimet gjyqësore, vazhdoi të hipte në autobus, duke vazhduar ngacmimet ndaj grave. Ato iu drejtuan policisë duke grumbulluar prova të reja ndaj shqiptarit, duke e çuar në pranga. Pas procedurave të rastin, Gjykata e Apelit e L’Aquila e vendosi nën arrest shtëpiak.


