I riu që “fundosi” Macronin, 28-vjeçari i partisë së ekstremit të djathtë që mundi presidentin francez

Bota

I riu që “fundosi” Macronin, 28-vjeçari i partisë

Në Francë 28-vjeçari Jordan Bardella është politikani më i ri, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN). 

I riu iu bashkua partisë, që në atë kohë ishte Fronti Kombëtar i Francës, në moshën 16-vjeçare. Në të njëjtin vit në 2012, udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen për herë të parë kandidoi për presidente dhe nuk arriti të fitonte.

28-vjeçari francez njihet për mbështetjen që ka nga të rinjtë, teksa ka një TikTok me 1.5 milionë ndjekës dhe videot arrijnë në miliona shikime.

Në nëntor 2022, ai u zgjodh pasardhës i Marine Le Pen, duke marrë rolin si president i partisë.

Kandidati kryesor i Tubimit Kombëtar për zgjedhjet e BE-së, Jordan Bardella, bëri fushatë për kufizimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve duke kryer kontrolle kufitare kombëtare dhe duke tërhequr rregullat e BE-së për klimën, citon top channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion