I përfshirë në trafik droge, arrestohet presidenti i Fenerbahçes

Bota

I përfshirë në trafik droge, arrestohet presidenti i

Pas skandalit të basteve, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin turl Mediat turke raportojnë se ëhstë arrestaur presidenti i skuadrës së Fenerbahçes, Sadetin Saran.

Arrestimi i Seran vjen pasi ai akuzohet për sigurimin e drogës dhe lehtësimin e përdorimit të saj.

Lajmi për arrestimin e Saran, i cili u zgjodh president shtatorin e kaluar, u bë i ditur nga skuadra turke përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale. Ju kujtojmë se pak ditë më parë ai u thirr për të dëshmuar në çështjen për të cilën akuzohet.

Njoftimi i Fenerbahçes:

“Presidenti ynë, Sadetin Saran, u arrestua sonte në mbrëmje nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale nga Zyra Presidenciale e Fenerbahçes si pjesë e hetimit në vazhdim.

Ky hetim është ende duke vazhduar dhe procesi po kryhet brenda kornizës së sundimit të ligjit, nën autoritetin dhe përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Ne kemi besim të plotë se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë proces me logjikë dhe forcë të shëndoshë, ashtu siç ka bërë deri më tani.”

Puna e kryer në përputhje me interesat e klubit tonë do të vazhdojë pa ndërprerje. Presidenti ynë do t’i lërë pas këto kohë të vështira dhe do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për klubin tonë.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Şekip Mosturoğlu, anëtarët e bordit të drejtorëve, avokatët e klubit tonë dhe avokatët e presidentit tonë, Şandetin Şaran, po e shoqërojnë presidentin tonë gjatë gjithë këtij procesi. Me anë të kësaj informojmë publikun”, thuhet në deklaratën e ekipit”.

ME TE LEXUARAT