I pakënaqur nga masat COVID, ish-ushtaraku i armatosur belg kërcënon: Do vras mjekë e qeveritarë

Bota

I pakënaqur nga masat COVID, ish-ushtaraku i armatosur belg

Një ish-ushtarak i rrezikshëm belg, ka kërcënuar mjekët dhe qeveritarët pasi nuk është aspak dakord me masat e vendosur nga pandemia.

Prej dy ditësh, ai është në ndjekje nga policia, pasi ka thënë se do të luftojë “për jetë a vdekje” për virologët, që kanë marrë gjithçka prej nesh”, thotë burri.

Togeri 46 vjeçar Jurgen Conings, ka dezertuar nga kazermat e tij prej të hënës, i armatosur mes të tjerash me katër raketa-lëshues, automatikë e pistoleta, pas kërcënimeve që ka bërë ndaj krye-virologut belg Marc Van Ranst, i cili ka drejtuar reagimin e qeverisë belge ndaj pandemisë së koronavirusit.

Rreth 400 ushtarë e policë belgë të armatosur rëndë ishin dislokuar në pyllin Hoge Kempen në verilindje të vendit pranë kufirit me Holandën.

Forca sigurie gjermane e holandeze iu bashkuan a tyre teksa helikopterë e mjete të blinduara iu bashkuan gjuetisë në parkun kombëtare prej 12,000-hektarësh për “radikalin e djathtë të rrezikshëm”, siç njihet tashmë Conings nga mediat kryesore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion