Shpërndarja e vaksinave anti-Covid prodhoi nëntë miliarderë të rinj, kryeson listën drejtori i Moderna-s

Bota

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid prodhoi nëntë miliarderë

Fitimet nga vaksinat kundër Covid-19 kanë ndihmuar të paktën nëntë njerëz të bëhen miliarderë, tha një grup fushate të enjten, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopol” të korporatave farmaceutike në teknologjinë e vaksinave.

“Midis tyre, nëntë miliarderë të rinj kanë një pasuri të kombinuar neto prej 19.3 miliardë dollarësh (15.8 miliardë euro), e mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta”, ka thënë në një deklaratë Aleanca e Vaksinave të Popullit.

Aleanca, një rrjet organizatash dhe aktivistësh që bëjnë fushatë për t’i dhënë fund të drejtave të pronës dhe patentave për inokulimet, thanë se shifrat e saj bazoheshin në të dhënat e Listës të së Pasurve të Forbes.

“Këta miliarderë janë fytyra njerëzore e fitimeve të mëdha që po bëjnë shumë korporata farmaceutike nga monopoli që mbajnë në këto vaksina”, ka thënë Anna Marriott nga Oxfam, e cila është pjesë e aleancës.

Përveç mega-pasurëve të rinj, tetë miliarderë ekzistues kanë parë pasurinë e tyre të kombinuar të rritet me 32.2 miliardë dollarë falë shpërndarjes së vaksinave, tha aleanca.

Në krye të listës së miliarderëve të rinj të vaksinave ishin drejtori ekzekutiv i Moderna, Stéphane Bancel, dhe homologu i tij i BioNTech, Ugur Sahin. Tre miliarderë të tjerë janë bashkëthemelues të kompanisë kineze të vaksinave CanSino Biologics.

Studimi vjen përpara Samitit Global të Shëndetit G20 të premten, i cili ka është vlerësuar si një mundësi për thirrjet në rritje për të hequr përkohësisht mbrojtjen e pronës intelektuale në vaksinat Covid-19.

Ithtarët thonë se duke bërë kështu do të rritej prodhimi në vendet në zhvillim dhe do të adresonte pabarazinë dramatike në qasje. Prodhuesit kanë theksuar se mbrojtja e patentave nuk është faktori kufizues në rritjen e prodhimit të vaksinave.

Ata thonë se një gamë e gjerë çështjesh – nga ngritja e vendeve të prodhimit, te sigurimi i lëndëve të para, te disponueshmëria e personelit të kualifikuar – do të mbanin lart procesin e prodhimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion