Antonela largohet nga “Për’puthen”, rrëfen mes lotësh pengun e saj më të madh

Showbiz

Antonela largohet nga “Për’puthen”, rrëfen mes

Ditën e sotme Antonela ishte personazhi i radhës që u largua nga “Për’puthen”. Duke qenë se emisioni po shkon drejt fundit, të gjitha historitë e personazheve po finalizohen. Antonela u shfaq sot shumë e prekur, teksa takimi i fundit që u transmetua ishte ai me Gelianin. Ata të dy lanë të kuptohet se mes tyre nuk mund të ketë diçka më shumë se miqësi dhe kështu Antonela u largua e vetme nga emisioni.

Ndërkohë nga fillimi deri në fund të programit, Antonela u shfaq e përlotur dhe nuk mundi t’i përmbante emocionet kur u transmetuan momentet e saj më të bukura në “Për’puthen”. Ndërsa kur u pyet nga Bora se cilit prej djemve do të donte t’i jepte një shans të dytë për t’i bërë gjërat ndryshe, ajo u vu në siklet.

Antonela nuk preferoi të jepte një emër, por la të kuptohej se bëhet fjalë për Mevlanin. Më pas ajo pranoi hapur mes lotësh se Mevlani është pengu i saj në emision.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion