Shkoi të takonte të dashurën, zhduket "pa gjurmë" 25-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Shkoi të takonte të dashurën, zhduket "pa gjurmë"

Një denoncim është bërë në median Fax News në lidhje me zhdukjen e një 25-vjeçari me emrin Ilir Daka në Tiranë.

Ka qënë vëllai i tij ai i cili denoncon rastin dhe deklaron se 25-vjeçari është parë për herë të fundit te sheshi ‘Wilson’ në Tiranë.

“Tek sheshi willson më 17 Maj, pasi është larguar nga puna, rreth orës 19:00 na tha që do të takonte të dashurën. E dashura nuk di asgjë, se ka takuar atë ditë, e ka pritur deri në 22:00, por nuk ka mbërritur. Para disa ditësh ka patur një konflikt me disa persona për të cilin ne nuk i dimë shkaqe dhe rrethanat, pasi nuk na ka treguar. Ka punuar më parë përkthyes në Gjermani”, thotë për FaxNews vëllai i tij, Seli Daka.


Mësohet se 25-vjeçari bashkëjetonte me të dashurën dhe kjo e fundit e priste çdo ditë pranë sheshit ‘Willson’, ku Ilir punonte në një Call Center dhe më pas shkonin bashkë në shtëpi. Por më 17 maj nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr 4 në kryeqytet për humbjen e kontaktit me 25 vjeçarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion