"I neveritshëm, u ktheve kundër?", rusët “kryqëzojnë” Vuçiç për takimin me gruan e Zelensky

Bota

"I neveritshëm, u ktheve kundër?", rusët

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, është në Beograd, në vizitën e parë të një zyrtari të lartë ukrainas në Serbi që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, gjë që mund të lexohet edhe si një sinjal i largimit të Serbisë nga Moska, aleatit të saj tradicional.

Lajmin për vizitën e bashkëshortes së Volodymyr Zelensky në Serbi e kanë raportuar pothuajse të gjitha mediat kryesore ruse. Në portalin e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti, ky lajm është teksti i katërt më i lexuar, shkruan Index.hr.

Duke gjykuar nga komentet, rusët janë shumë të indinjuar.

“E turpshme” dhe “Kjo është e neveritshme, kjo është sjellje e neveritshme e një “miku” të Rusisë”, janë dy komentet më të njohura.

Në reagimet ndaj tekstit lexuesit shkruajnë se Serbia e ka tradhtuar Rusinë, e sulmojnë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Këto janë disa nga komentet në Ria Novosti.

“A ka dikush frikë nga ne përveç Lukashenkës”? Edhe Kirgistani u kthye kundër nesh. Politika jonë e jashtme është disi e dobët”.

“Lexo Dostojevskin. Për ‘vëllezërit’ që nëse paraqitet rasti do të na godasin pas shpine! Shembull – Bullgaria dhe Mali i Zi”.

“Rusia nuk ka pasur kurrë miq. Kanë ekzistuar vetëm armiq”.

“Cilët janë “miqtë” që ende i kemi”? Papuanët nga Polinezia? Apo Koreja e Veriut?

“Natyrisht që kishte shpresa se serbët dhe hungarezët nuk do të merrnin pjesë në një “luftë” të re kundër Rusisë, epo mirë… Si të doni”.

“Nuk ka miq, askujt nuk i besohet!”

“Nuk ka më nevojë për të vënë veto ndaj rezolutave anti-serbe në OKB”.

“Vuçiç, a ke ti në të vërtet kurriz”?

“Kjo është një shuplakë në fytyrën e Rusisë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion