I kërkuar nga Interpoli me kod të kuq, arrestohet bossi i mafias “Ndrangheta”

Bota

I kërkuar nga Interpoli me kod të kuq, arrestohet bossi i mafias

Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një 55-vjeçar, të dyshuar si pjesëmarrës në bandën mafioze “Ndrangheta” më bazë në Itali.

Massimo Gigliotti, 55 vjeç, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Arrestimi i Gigliottit erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gigliotti Massimo u kap në Barranquilla, një qytet në Karaibet kolumbiane, ku policia gjyqësore dhe e inteligjencës e ndoqën dhe zbuloi se ai frekuentonte një lokal. Sapo ai shkoi aty, ata ndërhynë duke e pranogsur.

Mafia ‘Ndrangheta’ ka grumbulluar pushtet në Itali dhe jashtë saj dhe akuzohet për import të kokainës në Evropë, si dhen jë nga grupet kriminale më të fuqishme.

ME TE LEXUARAT