I infektuar me Covid-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë shëndetësore

Bota

I infektuar me Covid-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze, por e qëndrueshme. Të paktën kështu tha qeveria në një njoftim zyrtar. Kujtojmë se Bettel u shtrua në spital dy ditë më parë, pasi kishte oskigjenin e dobët.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus 1 javë pas samitit 2-ditor të BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e lidera të tjerë europianë.

Organizatorët e samitit të BE-së thanë se ishin të sigurt se të gjitha masat e parandalimit të virusit ishin respektuar në mënyrë rigoroze gjatë takimit dyditor. Deri më tani, asnjë udhëheqës tjetër nuk ka treguar të ketë rezultuar pozitiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion