E pazakontë në Shëngjin, rusi i vjedh targat kosovarit, policia i shkon në banesë dhe...

Aktualitet

E pazakontë në Shëngjin, rusi i vjedh targat kosovarit, policia i

Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.

Sipas forcave të rendit, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi kosovar.

Policia kontrolli banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u  gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion