U njohën në ‘Tik Tok’, rreth partnerin pas tri ditësh bashkëjetesë, arrestohet nga policia 27-vjeçarja

Aktualitet

U njohën në ‘Tik Tok’, rreth partnerin pas tri ditësh

Policia ka vënë nën pranga një 27-vjeçare në Lezhë pasi dhunoi me sende të forta bashkëjetuesin e saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Talë të Lezhës. Dy të rinjtë u njohën në ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë.

Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.


“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion