Akuzohen për komplot terrorist, arrestohen 9 persona në Hong Kong, mes tyre edhe 6 adoleshentë
Lajmifundit
/
6 Korrik 2021, 14:01
Bota

Të paktën 9 persona janë arrestuar në Hong Kong, mes tyre edhe 6 adoleshentë, të dyshuar për komplot terrorist. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të dyshuarit janë midis moshës 15 dhe 39 vjeç, ndërsa tregojnë se ata kishin prenotuar një dhomë në një hotel për të ndërtuar bomba dhe kishin planifikuar të sulmonin gjykatat e qytetit, mjetet e transportit dhe rrugët.
Gjatë aksionit të arrestimit, policia mësohet se ka gjetur lëndë shpërthyese triperoksid triakseton (TATP) në një dhomë hoteli që ishte përdorur si një laborator për pajisjet e prodhimit të bombav


