I dyshuar për marrjen e një ryshfeti prej 200 mijë eurosh, arrestohet shqiptari në Itali

Bota

I dyshuar për marrjen e një ryshfeti prej 200 mijë eurosh,

Një shqiptar u ndalua nga Policia e Ravenës në Itali, në ekzekutim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Durrësit.

I arrestuari, i cili besohet të jetë përgjegjës për marrjen e një ryshfeti prej 200 mijë eurosh, akuzohet se ka lehtësuar në mënyrë të paligjshme disa operacione administrative për një kompani shqiptare, duke mos kryer kontrollet e nevojshme.

Gjithashtu bëhet me dije se arrestimi ndodhi sot gjatë një kontrolli rutinë rrugor të kryer nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike të Shtabit të Policisë së Ravenës.

Kontrolli, i shtrirë edhe në bazat e të dhënave ndërkombëtare, zbuloi praninë e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion