E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në Berat

Aktualitet

E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një pallati në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

"Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion