Grushti i shtetit, Putin falenderon ushtrinë ruse: Jeni heronj, ndaluat një luftë civile

Bota

Grushti i shtetit, Putin falenderon ushtrinë ruse: Jeni heronj, ndaluat

“Ju ndaluat një luftë civile”. Me këto fjalë iu drejtua presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, personelit ushtarak të mbledhur në Kremlin, duke iu referuar rebelimit të mercenarëve Wagner të shtunën.
Ai shtoi se as populli rus dhe as forcat e armatosura nuk ishin me grupin e luftëtarëve të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin.

“Ushtarët dhe oficerët janë mbrojtësit e vërtetë të atdheut, të cilët edhe në një kohë të vështirë për vendin, bashkë me bashkëluftëtarët e tyre, penguan trazirat, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të rezultonin në kaos. Ju mbrojtët kushtetutën, jetët, sigurinë dhe lirinë e popullit tonë. Ju shpëtuat atdheun tonë nga trazirat”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Putin konfirmoi se nëse rebelimi i Wagner nuk do të ishte ndërprerë, Rusia do të humbiste të gjitha fitoret e saj në Ukrainë. “Nuk dihet se çfarë mund të kishte mbetur nga ky vend”, është shprehu presidenti rus. Ai shtoi më tej se lidhur me rebelimin e mercenarëve të Prigozhin nuk ka qenë e nevojshme për Moskën që të thërrasë për shërbim ushtarët e angazhuar në Ukrainë.

Putin shtoi më tej se Wagneri është mbështetur plotësisht nga shteti rus dhe se Prigozhin ka përfituar një pasuri të madhe falë kësaj.
Shefi i Kremlinit ka bërë ndryshime rrënjësore në sistemin e brendshëm të sigurisë, duke lejuar që garda kombëtare e Rusisë, që mbron institucionet, të pajiset me armë të rënda, autoblinda dhe tanke.

Sakaq, konfirmohet dhe lajmi që inteligjenca e drejtësia ruse kanë hequr dorë nga ndjekja penale për rebelim të armatosur ndaj grupit mercenar Wagner. Siç raportohet, aktualisht po kryhet transferimi i pajisjeve dhe armatimeve ushtarake të këtij batalioni luftarak për tek trupat e rregullta të ushtrisë së Putinit.
Kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë hodhi dyshimet se revolta është frymëzuar nga inteligjenca perëndimor, një pistë për të cilën kërkoi hetim edhe ministri i jashtëm, Sergei Lavrov. Ndërkohë, avioni i Prigozhin ka mbërritur në Minsk të Bjellorusisë, atje ku duket se do të jetë dhe shtëpia ere e udhëheqësit të mercenarëve Wagner. Më herët, Putin zhvilloi dhe një mbledhje me ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe me të gjithë shefat e sigurisë e të inteligjencës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion