"Hamas" kërkesë të papritur Donald Trump! Zbardhet LETRA që i është dërguar presidentit amerikan

Bota

"Hamas" kërkesë të papritur Donald Trump! Zbardhet

Grupi “Hamas” i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mbahen atje.

Kjo u raportua ekskluzivisht nga “Fox News”, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata.

Letra është aktualisht në duart e Katarit, që pritet t’ia dorëzojë udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë më vonë këtë javë.

Doha zyrtare ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e 48 pengjeve, të kapur që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së “Hamasit” në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion