Opozita nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të saj në komisionet parlamentare

Politikë

Opozita nuk dorëzon emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të

Opozita në Konferencën e Kryetarëve preferoi të mos çojë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të saj edhe pse i ka zgjedhur në mbledhjet e fundit të grupit te PD.

Mbajtja pezull e emrave argumentohet nga opozita me pakënaqësinë ndaj kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, për mënyrën si e drejtoi seancën e fundit të votimit të kabinetit Rama katërt.

Betejën e opozitës në konferencën e kryetarëve e udhëhoqi nënkryetari demokrat i parlamentit Agron Gjekmarkaj në mungesë të Gazment Bardhit i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit.

“Dy seancat e para të parlamentit të Shqipërisë ishin një përpjekje e suksesshme për të asgjësuar parlamentarizmin në Shqipëri ku vetë zoti Peleshi u paraqit si një krye atentator i parlamentarizmit duke provokuar e mohuar çdo të drejtë të opozitës. Në seancën e parë destrukturuan rregulloren e kuvendit, zhbënë komisionet i hoqën komisionin e integrimit opozitës zvogëluan hapësirat për opozitën”-u shpreh Gjekmarkaj.

Por kur PD do ti çojë emtat e anëtarëve të saj në komisionet parlamentare?

“Hap pas hapi. Ne do ti drejtohemi kushtetueses do të vendosemi dhe do tju komunikojmë. Ne nuk kemi marrë një vendim. Momentin që organet e PD do të kenë një vendim të qartë e të prerë ju do të jeni të parët që do ta merrni vesh”-thotë Gjekmarkaj.

Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar të PS i bëri ftesë opozitës për pjesëmarrje në komisione dhe tregoi procedurën se çfarë ndodh, nëse opozita nuk do të çojë emrat.

“Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt. Nuk e di se përse nuk ishte kryetari grupit të PD. Ai është dënuar nga pjesëmarrja në komisione por jo mbledhjet e konferencës së kryetarëve”-u shpreh Balla.

Ndërkohë Taulant Balla pati këtë përgjigje për opozitën e cila kërkon të çojë përpara shkarkimin e Niko Peleshit.

“Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa juaj është e pabazuar”.

Parashikohet që seanca plenare e të mërkurës në parlament t’i dedikohet miratimit të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion