Kamala Harris shpall synimin për të kandiduar për Presidente të SHBA
Lajmifundit
/
21 Korrik 2024, 22:21
Bota

Nënpresidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se ishte "e nderuar" që mori mbeshtetjen e Presidentit Joe Biden per te kandiduar per drejtimin e Shtepise se Bardhe dhe vuri ne dukje se synon të "fitojë" nominimin demokrat.
Në deklaratën e saj të parë publike që nga shpallja e doreheqjes se Biden, Kamala Harris tha:
“Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit dhe synimi im është të fitoj këtë nominim,”.
Kjo deklaratë u lëshua nga ana e stafit te fushatës Biden-Harris, dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.


