Shpërthimi në makinën e vëllezërve në Gramsh, banorët: Ishte shumë i fortë, si bombë!

Aktualitet

Shpërthimi në makinën e vëllezërve në Gramsh,

Automjeti tip Ford Focus ka shpërthyer pasditen e 21 korrikut 2024 ku për pasojë janë plagosur rëndë dy vëllezër, Algert dhe Eraldi Mina të cilët ndodheshin në mjet në momentin e shpërthimit. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen "Xhile Liçi", të Gramshit

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe xhamat e banesave përreth por dhe makinave që ndodheshin të parkuara aty. Policia njoftoi se makina me targa "AB 713JT" ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur shpërthimi. 

Në momentin e shpërthimit në timon ka qenë Algerti, ndërsa Eraldi ka qenë pasagjer.

Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi, ndërsa policia nuk e ka sqaruar ende.


 

Dy vëllezërit janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëron një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Një burrë dhe një grua që kanë shtëpinë pranë rrugës ku ndodhi ngjarja thonë se u duk si një bombë atomike shpërthimi.

'Plasi shpërthimi. U trembëm, filoi që tek benzi i parë filloi. Kur ndaloi këtu, plasi si bombë e madhe.

Dy vëllezërit nuk i njoh, njoh famijlen. Njerëz të urtë. Babai i dy fëmijëve ka qenë në uzinë. E ëma është pastruese tek shkolla. I ati në pension. Nuk i njoh për njerëz të këqij. Çunat nuk i njihja.'

'Në banesë nuk ka patur, por makina është dëmtuar. U trembëm. Lajmëruam policinë, zjarrfikësin. Të atin ia njoh. Ishim brenda në shtëpi.

U duk si bombë atomike. Kam 11 vjet që e kam ble makinën, por llamarina rregullohet.' citon report tv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion